Zhvillohet ceremonia mortore për katër viktimat e aksidentit tragjik në Rashçe të Shkupit. Sot, të gjitha rrugët çonin drejt fshatit Gërçec të Shkupit, ku shumë njerëz ishin pjesë e ceremonisë mortore.
Ezani i Iqindisë paralajmëroi nisjen e ceremonisë mortore për katër anëtarët e Familjes Arsllani nga Gërçeci, viktimat e aksidentit tragjik të 2 janarit në rrugën Rashçe – Saraj.
Dhimbja ishte e madhe jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni mortore.
Për cdo rast, aty ishte edhe automjeti i Ambulancës.
Sot të gjithë rrugët çonin drejt Gërçecit. Xhemati I shumtë kishte mbushur rrugët e këtij fshati. Personalitete publike, përfaqësues të BFi-së, hoxhallarë dhe qytetarë të rëndomtë, kishin ardhur për t`i dhënë lamtumirën e fundit katër viktimave nga Gërçeci I Shkupit.
Kjo humbje e madhe ka tronditur opinionin vendor dhe jo vetëm, kurse familjarët njoftuan se viktimat kishin qenë të agjërueshëm dhe kishin shkuar për iftar tek të afërmit e tyre, kurse kthimi rezultoi të jetë i kobshëm.
Familja Arsllani tashmë ka hapur dyert për ngushëllime, kurse në adresë të kësaj familjeje kanë mbërritur mesazhe mbështetjeje nga gjithë trojet shqiptare dhe jo vetëm. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN