Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e kësaj të premteje se skafi, që i mori jetën vogëlushes 7-vjeçare në plazhin e Potamit, i cili drejtohej nga ish-zyrtari i policisë Arjan Tase përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge.
Për këtë denoncim, Berisha i është referuar mesazhit të një qytetari digjital, i cili pretendon se “skafi me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi”.
Më tej, ky person i paidentifikuar shton se “skafi në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë”dhe se “është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike”.
Postimi i Berishës:
Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor !
Uroj të jeni mirë me shendet familjarisht.
Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishem që aksidentij 7 vjeçaren në Potam: Motogomonja ( Skafi) me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himar…!
Motogomonja ( Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është terhequr nga Deti dhe është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike…!
Faleminderit.