tragjedia ne kocan prokuroria propozon qe tre nga te arrestuarit per te kalojne ne arrest shtepiak 67f944f117426

Tragjedia në Koçan/Prokuroria propozon që tre nga të arrestuarit për të kalojnë në arrest shtëpiak

April 11, 2025
1 minut lexim

Prokuroria propozon që tre nga të arrestuarit për zjarrin në Koçan të kalojnë në arrest shtëpiak

Prokuroria Themelore Publike në Koçan sot ka dorëzuar propozime në Gjykatën Themelore në Koçan për vazhdimin e masave të sigurisë paraburgim dhe arrest shtëpiak për të gjithë të dyshuarit në hetimin e zjarrit në “diskotekën” e Koçanit.

Vetëm për tre nga të dyshuarit, për shkak të fazës së mbledhjes së provave dhe plotësimit të kërkesave ligjore, propozohet zëvendësimi i masës së paraburgimit me arrest shtëpiak.

Bëhet fjalë për dy të dyshuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe një pjesëtar i sigurimit të diskotekës.

Njëkohësisht vijojnë veprimet hetimore në disa drejtime dhe në disa institucione me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme.

Prokuroria njofton se publiku do të njoftohet me kohë pasi të merret vendimi përkatës i prokurorit publik.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

nuk eshte jozi loredana puthet ne buze me 67f940f5acbea
Story i mëparshëm

Nuk është Jozi, Loredana puthet në buzë me…

prokuroria kerkon vazhdimin e paraburgimit dhe arrestit shtepiak per te gjithe te dyshuarit per zjarrin ne kocan 67f944f3a3a8f
Story i radhës

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për të gjithë të dyshuarit për zjarrin në Koçan

Të fundit nga

ShkoLartë