tragjedia ne kocan mucunski qeveria do te mbuloje shpenzimet e udhetimit dhe qendrimit jashte vendit per anetaret e familjeve te pacienteve 67d833518609b

Tragjedia në Koçan/ Mucunski: Qeveria do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit për anëtarët e familjeve të pacientëve

March 17, 2025
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski deklaroi se Qeveria do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit për anëtarët e familjeve të pacientëve që po trajtohen jashtë vendit.

Ai njoftoi se është aktivizuar gjithashtu mekanizmi për mbrojtjen civile të BE-së i cili është një sistem për koordinimin e ndihmës midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera nga të cilat pritet ndihmë në ditët në vijim.

Ministri i Jashtëm tha se pas një komunikimi me 12 homologë të tij, ka marrë mbështetje edhe nga krerët rajonalë botërorë.

“Më lejoni të përmend se në çdo shtet ku janë dërguar pacientët për shërim, Ministria e Jashtme ka caktuar person për kontakt i cili është i qasshëm 24 orë për prindërit dhe familjarët e pacientëve për çfarëdo ndihmë ose mbështetje. Lista e kontakteve është e publikuar në ueb faqen e Ministrisë. Në mënyrë plotësuese, në Seancë të Qeverisë do të kërkojë nga shërbimet për punë të përgjithshme të përbashkëta të mbulohen shpenzimet për rrugë dhe qëndrim jashtë vendit, për anëtarët e familjeve të pacientëve që po kurohen jashtë”, tha Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

whatsapp krijon nje hapesire per replikat ndaj mesazheve specifike 67d8322665791
Story i mëparshëm

WhatsApp krijon një hapësirë për replikat ndaj mesazheve specifike

kocan protestuesit demolojne kafenene qe eshte nen pronesi te pronarit te diskotekes puls 67d8335617329
Story i radhës

Koçan, protestuesit demolojnë kafenenë që është nën pronësi të pronarit të diskotekës “Puls”

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë