Kryqi i Kuq ka njoftuar se ka arritur të grumbullojë mbi 54 milionë denarë, të cilat do t’u ndahen familjeve të tragjedisë së 16 marsit në Koçan. Shpërndarja e ndihmës fillon në ditët e ardhshme. Ata do të marrin nga 150 mijë denarë. “Shuma që është grumbulluar deri tani nga aktivitetet tona është për 54 milion denarë. Ajo që na pret këto ditë, janë përgatitjet intensivë që i bën organizata e kryqit të kuq është transferimi i mjeteve të familjeve të cilat kanë pësuar nga kjo katastrofë.(9:31 –9:51)”Ekipet tona në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, morëm përsipër që 60 ditët e ardhshme të japim ndihmë psiko-sociale shkollave të Komunës së Koçanit dhe ata që gravitojnë rreth Koçanit”, deklaroi Sait Saiti – Kryetar i Kryqit të kuq.
Burimi: alfax.mk