tragjedia ne kocan klinika e semundjeve psikiatrike gati per ndihme 67df1f5e08895

Tragjedia në Koçan/ Klinika e sëmundjeve psikiatrike, gati për ndihmë

March 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 mars – Klinika e sëmundjeve psikiatrike si në pikëpamje hapësinore ashtu edhe në atë kadrovike është e gatshme për t’u dalë në ndihmë personave, të prekur nga tragjedia në Kocan, që do të kenë nevojë për ndihmë psikologjike e psikiatrike. Psikiatri dr Kadri Haxhihamza thotë se pasojat psikologjike nga kjo tragjedi te viktimat dhe familjarët e tyre janë të thella dhe do të kërkojnë trajtim për një kohë më të gjatë.

“Tani në këto momente qytetarët do të kenë nevojë për intervenimet tona si psikiatrike ashtu edhe psikologjike. Në radhët e para të listës janë kirurgët dhe kolegët e degëve tjera të cilët merren me lëndimet e drejtpërdrejta të njerëzve që janë të përfshirë nga kjo tragjedi, mirëpo kur të gjitha gjërat do vinë në vend kur do të mbaron ceremonia mortore atëherë njerëzit do ta ndiejnë edhe më shumë dhimbjen shpirtërore.”, tha Psikiatri dr Kadri Haxhihamza.

“E kemi një fenomen e cila quhet dhimbje, domethën periudha e dhimbjes nuk mund të tejkalohet me barna apo diçka tjetër por mundet të lehtësohet. Njerëzit do të kalojnë nëpër atë periudhë fatkeqësisht por nëse kjo përudhë kalon e njerëzit mbeten jofunksional për punë dhe jetë atëherë ne si profesionalistë do të jemi këtu dhe do te zmadhojmë dhe risim shkallën e intervenimeve tona që të mund të vazhdojnë me jetën normale. Dhimbjet shpirtërore ose lëndimet shpirtërore lënë vrage ashtu si edhe lëndimet fizike trupore vraga siç e dimë do të mbyllet por ajo të mbetet do të shifet besoje deri në fund të jetës të atyre që e kanë përjetuar humbjen.”, shtoi Haxhihamza.

Klinika për sëmundjet psikiatri por edhe ministri e shëndetësisë kanë lëshuar linja telefonike për të gjithë ata që kanë e do kenë nevojë për përkrahje psikologjike

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pas diteve te zise paralajmerime per protesta ne shkup dhe tetove 67df1f203503b
Story i mëparshëm

Pas ditëve të zisë, paralajmërime për protesta në Shkup dhe Tetovë

rama i pergjigjet bashes u ngrit era euroatlantike dhe po shkunden puplat tek keneta 67df24bfb8d96
Story i radhës

Rama i përgjigjet Bashës: U ngrit era euroatlantike dhe po shkunden puplat tek këneta

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë