8
Shkup, 18 mars – Tragjeditë janë raste që japin mësimet më të mira për jetën e nga jeta. Raste të tilla në vendin tonë fatkeqësisht ka pasur mjaftueshëm. Por, jo çdoherë kemi marrë mësimin e duhur, mbase edhe jemi keq mësuar. Që tragjeditë ndodhin dhe harrohen pa gjetur fajtorët, pa dhënë askush përgjegjësi e llogari. Kësisoji krijohet një tolerancë e pakuptimitë që çdokush e kushdo mund të bëjë çfarëdo e gjithçka por që kundër tij apo tyre nuk ndërmerret kurrfarë mase ndëshkuese. Kjo praktikë ka ndikuar negativisht edhe në psikën e qytetarëve, por kjo mesa duket tani po ndryshon, shkruan Zhurnal.
Në tragjedinë e Koçanit brenda 24 orëve ka pasur veprime të menjëhershme për ta izoluar fajësinë –
Viktimat nuk kthehen më, të lënduarit nuk shërohen më shpejt nëse gjendet fajtorët, por shërohet sistemi i kalbur i llogaridhënies dhe përgjegjësisë. Prandaj, veprimi i menjëhershëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme drejt zbardhjes së plotë të rastit është e mira e kësaj të keqe kolektive.
Përmes zbardhjes sëë rasteve në kohë rekorde, qytetarët ndjehen më të sigurt dhe më të qetë për të jetuar në vend. Kjo mbase është edhe ppërgjegjësia e organeve të sigurisë për të garantuar siguri dhe qetësi, e kjo bëhet duke kërkuar përgjegjësi nga autorë të krimit dhe duke i detyruar të japin llogari për veprimet që bien ndesh me ligjet e këtij shteti.
Policia ka ndaluar të gjithë organizatorët e ngjarjes tragjike në Koçani. Që në çfarëdo mënyre kanë lidhje me organizimin e ngjarjes në diskotekën private në Koçan. Ngjarja fatale ka ndodhur të dielen në orën 3 të mëngjesit, kur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike ka rënë zjarr në diskotekën Pulse.
Në mesin e personave që ishin ndaluar nga policia dhe janë dërguar në sttacion policor është edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili ka qëndruar në stacionin policor të Karposhit, ku është zhvilluar bisedë informative me autoritetet. Ai u thirr për të dhënë deklaratë lidhur me licencën e lëshuar për diskotekën në Koçan, ku ndodhi zjarri tragjik që mori 59 jetë të të rinjve.
Në vrazhdën e arrestimeve është edhe ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, në lidhje me tragjedinë në Koçan. Bëhet fjalë për Razmena Çekiç nga LSDM, e cila sipas Toshkovskit, e njëjta ka falsifikuar licencën për punë dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar, por e njëjta ka nënshkruar licenca të falsifikuara.
“Disa nga personat e arrestuar që ndodhen aktualisht në polici janë persona të cilët janë përgjegjës direkt për këtë ngjarje, sipas provave të grumbulluara deri më tani. Është arrestuar një person, i cili është organizatori i ngjarjes dhe për të cilin dyshojmë se është një nga përgjegjësit direkt. Gjithashtu u arrestuan një ish-sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, një ish-shef sektori në Ministrinë e Ekonomisë, një ish-drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe tre punonjës në këtë drejtori”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Firma nuk kishte licencë të ligjshme punë dhe në këtë pjesë të hetimit, Toshkovski tha se nuk mund të zbulojë më shumë detaje, por theksoi se, si shumë gjëra të tjera nga e kaluara, ka të bëjë me ryshfet dhe korrupsion.
Kjo qasje e veprimit në kohë rekorde tregon përgjegjësinë dhe seriozitetin për zbardhjen e rastëve ku të dëmtuar mbesin qytetarët. Kjo praktikë e re e funksionimit ndikon pozitivisht në rikthimin e shpresës se edhe ky shtet mund të bëhet. Se edhe në këtë vend mund të jetohet, por assesi me qasjen kur vriten njerëzit, ndodhin vjedhjet, thyhen makinat, e çka tjetër në fund të ditës me lajmin se hetimet vazhdojnë e ky vazhdim është me afat të pa skaduar.
Kjo gjë nuk i shërbente as institucioneve të vendit e aq më pak qytetarëve të maltretuar dhe keqtrajtuar nga ky sistem i pistë që minonte dëshirën, vullnetin por edhe mundësinë për të parë perspektivë pozitive brenda vendit. Prandaj, tani kur shihet veprime që rikthejnë shpresën e të jetuarit në vend qytetarët do të mendohet më shumë se njëherë në mundësinë e parë që do ta kenë për ta lëshuar vendin.
Kujtojmë që, siguria është njëri nga kushtet themelore që duhet plotësuar për të garantuar një mirëqenie të mirë sociale. E për këtë pjesë ekzistojnë edhe organet e sigurisë që me kompetencat e tyre duhet ta garantojnë një gjë të tillë. Por, në Maqedoninë e Veriut ngjanë sikurse këto organe janë në gjumë e pasive në funksionim. Pasi ndodhin raste të shumta por përfundojnë pa zbardhje dhe pa asnjë epilog dhe kjo krijon ndjenjën e pasigurisë dhe frikës te qytetarët. Mbetet të shihet nëse tragjedia e Koçanit do të shkaktojë kthesën e madhe në rikthimin e besimit në organet e sigurisë e gjyqësisë. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk