Tragjedia në Klinë, disa të arrestuar për rastin

April 29, 2022
1 minut lexim

Mbrëmë nga të shtënat me armë në rrugën Klinë-Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Volljakë një person, 23 vjeçar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur, ndërsa për rastin janë arrestuar disa persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se personat e plagosur fillimisht janë dërguar në QMF në Klinë, e më pastaj në Spitalin e Pejës – por nga plagët e marra, njëri nga të plagosurit ka vdekur.

“Rreth orës 20:43 Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaroi Gashi.

Pos policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe dy prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Policia është duke vijuar hetimet, ndërsa raportohet se personi që ka vdekur dhe i plagosuri janë vëllezër.

Po ashtu raportohet se ata ishin pritur në parkingun e një restoranti në rrugën Klinë-Gjakovë ku ishin duke qëndruar së bashku me familjarë të tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qëndrim për Berishën? E dërguara e DASH sot në Tiranë, takon Alibeajn

Story i radhës

Pritet vendimi i Shtabi të Krizës dhe Qeverisë për heqjen e të gjitha masave antiKovid

Të fundit nga

ShkoLartë