Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol pas tragjedisë ku mbetën të vrarë 153 persona në festimet për Halloween.
“Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia më të thella në lidhje me vdekjen e një numri të madh njerëzish pas tragjedisë në Seul”, thuhet në telegramin e lëshuar nga Kremlini.
Katër shtetas rusë u vranë gjithashtu në tragjedi.
Kështu njoftoi së fundmi ambasada ruse në Seul.