tragjedia ne ceuta shkon ne 72 numri i viktimave 6a6f2f90ac70a

Tragjedia në Ceuta: Shkon në 72 numri i viktimave

August 2, 2026
1 minut lexim

Ka shkuar në 72 numri i viktimave nga kriza e migracionit në enklavën spanjolle të Ceutës.

Transmetuesi publik spanjoll RTVE ka raportuar se më shumë se 48,300 migrantë janë kthyer në Marok.

Sipas autoriteteve, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 72 personave që u mbytën gjatë përpjekjes për të kaluar me not nga Maroku drejt Ceutës, një nga dy enklavat spanjolle në Afrikën Veriore.

Për të frenuar kalimet e parregullta, autoritetet spanjolle vendosën të shtunën një barrierë detare prej 500 metrash në zonën kufitare të Tarajalit. Ndërkohë, forcat e sigurisë vijojnë kontrollet në lagjet e qytetit për të identifikuar migrantët që kanë mbetur në Ceuta.

Shumë prej migrantëve janë kthyer vullnetarisht në Marok, ndërsa autoritetet spanjolle kanë shoqëruar grupe të tjera drejt pikës kufitare Tarajal për riatdhesim.

Edhe në enklavën tjetër spanjolle, Melilla, autoritetet ngadalësuan përkohësisht qarkullimin në pikën kufitare Beni-Enzar pasi u zbulua një tentativë për kalim të paligjshëm të gardhit kufitar. Situata u normalizua më vonë dhe trafiku i automjeteve dhe këmbësorëve rifilloi.

Instituti Kombëtar i Menaxhimit të Shëndetit në Spanjë bëri të ditur se 1,149 migrantë kanë marrë trajtim mjekësor në Ceuta, ndërsa një person i plagosur rëndë pritet të transferohet për mjekim në Spanjën kontinentale.

Ministria e Brendshme e Spanjës vlerëson se më shumë se 50,000 migrantë hynë në mënyrë të parregullt në Ceuta të enjten, ndërsa procesi i kthimit të tyre në Marok vazhdon.

Kriza e migracionit pritet të jetë në qendër të diskutimeve në takimin e ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet të martën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr ne nje pallat ne vlore flaket perfshijne nje apartament ne katin e trete detajet e para 6a6f2f337fa9b
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë, detajet e para

buta elektrizon sunny hill in por vajza e tij irina rremben vemendjen e publikut 6a6f309be4ea2
Lajmi i radhës

Buta elektrizon “Sunny Hill”-in, por vajza e tij Irina rrëmben vëmendjen e publikut

Të fundit nga

ShkoLartë