tragjedia me 18 te vdekur nga fundosja e anijes ne krete nis transportimi i trupave ne nje qytet tjeter shkak mungesa e hapesires ne morg 69356a269639d

Tragjedia me 18 të vdekur nga fundosja e anijes në Kretë/ Nis transportimi i trupave në një qytet tjetër, shkak mungesa e hapësirës në morg

December 7, 2025
1 minut lexim

18 emigrantë humbën jetën pas mbytjen së një anijeje në jug të Kretës, ndërsa të mbijetuar janë vetëm dy të rinj të moshës 16 dhe 20 vjeç, me kombësi egjiptiane, të cilët po trajtohen në spital.

Autoritetet po përpiqen të transportojnë trupat e 18 emigrantëve që humbën jetën pas mbytjes së një anijeje në jug të Kretës. Dy të mbijetuar, 16 dhe 20 vjeç, me kombësi egjiptiane, po trajtohen në spitalin e Ierapetrës në gjendje të qëndrueshme.

Sipas medias greke, për shkak të mungesës së hapësirës në morgun e spitalit, trupat u transportuan me kamion frigorifer në Heraklion, ku filloi procesi i autopsisë.

Ngjarja ndodhi pas qëndrimit të pasagjerëve në det gjatë një nate përpara motit të keq Byron, e cila mund të ketë kontribuar në tragjedinë. Anija u vu re 36 milje detare në jugperëndim të Ierapetrës nga një anije turke, që njoftoi menjëherë Rojën Bregdetare Greke.

Roja Bregdetare dërgoi dy anije patrullimi, një helikopter SUPER PUMA dhe një avion Frontex për shpëtimin. Dy të mbijetuarit u transportuan me ambulancë në spital, ndërsa 17 trupat u transferuan në Spitalin Universitar të Heraklionit për autopsi.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e mbytjes dhe identitetin e viktimave.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne fier furgoni i policise perplaset me mercedezin dhe perfundon ne kanal efektivet dergohen me urgjence ne spital 693568054a9ce
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital

doha 2025 afrim gashi takon bill gejtsin 693579f5c7964
Lajmi i radhës

“Doha 2025” – Afrim Gashi takon Bill Gejtsin

Të fundit nga

“OZR”, panair me prodhime vendore në Kumanovë

1 Kumanovë, 7 dhjetor – Oda Rajonale e Zejtarëve në Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin për Planifikim Strategjik, Hartim Politikash, Monitorim dhe Zhvillim Ekonomik Lokal, pranë komunës së Kumnaovës, nga data 25
ShkoLartë