aksident ne fier furgoni i policise perplaset me mercedezin dhe perfundon ne kanal efektivet dergohen me urgjence ne spital 693568054a9ce

Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital

December 7, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Cakranit, në Fier, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet tip “Mercedes” dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës, duke thyer edhe barrierat mbrojtëse të autostradës.

Si pasojë e përplasjes, tre efektivë të FNSH-së që ndodheshin në furgon janë shoqëruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, automjeti me drejtues shtetasin A. Y., ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rritja e buxhetit te nato s per ushtrine hegseth gjermania aleate shembull per shpenzime ne mbrojtje 69354e06cc05d
Lajmi i mëparshëm

Rritja e buxhetit të NATO-s për ushtrinë, Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

tragjedia me 18 te vdekur nga fundosja e anijes ne krete nis transportimi i trupave ne nje qytet tjeter shkak mungesa e hapesires ne morg 69356a269639d
Lajmi i radhës

Tragjedia me 18 të vdekur nga fundosja e anijes në Kretë/ Nis transportimi i trupave në një qytet tjetër, shkak mungesa e hapësirës në morg

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë