kurti perkujton 27 vjetorin e betejes se koshares sakrifice per liri dhe shembje te kufirit 69d771b5661b3

Kurti përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Sakrificë për liri dhe shembje të kufirit

April 9, 2026
min lexim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, një prej përballjeve më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka nderuar luftëtarët e rënë dhe pjesëmarrësit e kësaj beteje, duke e cilësuar atë si një përpjekje për shembjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për çlirimin e vendit.

“Më 9 prill 1999, në mëngjes herët, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mësyen mbi pozicionet ushtarake të Serbisë në brezin kufitar mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, duke sulmuar mbi bazën “7 korriku”, Rrasën e Koshares dhe majen Gllava. Nga ajo ditë, deri më 10 qershor, për dy muaj të plotë rresht, mijëra pjesëtarë të UÇK-së do të përfshiheshin në luftimet e Betejës së Koshares, në një territor të shtrirë prej disa kilometrash dhe në një reliev të thyer malor e kodrinor”, ka shkruar kryeminstri.

Kurti ka theksuar se më 9 prill 1999 filluan luftimet në zonën kufitare, ku forcat e UÇK-së u përballën me ushtrinë jugosllave në një terren malor dhe të vështirë, ndërsa beteja vazhdoi deri në përfundimin e fushatës ajrore të NATO-s.

“Beteja e Koshares nisi dy javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi dhe vazhdoi deri në ditën e fundit të kësaj fushate. Gjatë atyre ditëve, një ushtri çlirimtare dhe gjithëkombëtare vullnetarësh siç ishte UÇK-ja, u kthye në një aleate të aleancës më të madhe ushtarake të botës, NATO-s, që së bashku i ndaluan fushatat e spastrimit etnik dhe të gjenocidit që Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit po i kryente ndaj shqiptarëve të Kosovës”, shkruhet tutje në postimin e tij.

Njëherësh, i pari i ekzekutivit ka kujtuar se në këtë betejë ranë dëshmorë 114 luftëtarë të UÇK-së dhe mbi 400 të tjerë u plagosën, duke e cilësuar sakrificën e tyre si të rëndësishme për lirinë e Kosovës.

“Në anën kundërshtare, pala serbe asnjëherë nuk do t’i publikonte të plota të dhënat e humbjeve të turpshme prej kësaj beteje, por mbi 100 pjesëtarë të ushtrisë jugosllave mbetën të vrarë kurse shumëfishi i numrit të tyre u plagosën. Çdo pranverë, i kujtojmë me mirënjohje dhe nderime të gjithë luftëtarët e UÇK-së që morën pjesë me guxim në Betejën e Koshares, duke dhënë djersë, mund dhe gjak për atdheun tonë dhe lirinë e popullit. Lavdi u qoftë dëshmorëve të rënë në Betejën e Koshares, sot e përmot!”, shkroi Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtepia e bardhe jane arritur te gjitha objektivat ne luften ndaj iranit 69d770c0b24b3
Lajmi i mëparshëm

Shtëpia e Bardhë: Janë arritur të gjitha objektivat në luftën ndaj Iranit

alizoti shperthen ndaj rames udhetime luksoze per te pare ndeshjet e nba parate mund te shkonin tek onkologjiku 69d772a7e8ea5
Lajmi i radhës

Alizoti shpërthen ndaj Ramës: Udhëtime luksoze për të parë ndeshjet e NBA, paratë mund të shkonin tek Onkologjiku

Të fundit nga

Bullgaria ktheu 11.6 ton speca përcjell

Autoritetet bullgare kanë kthyer një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët në Maqedoni, pasi testet laboratorike treguan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa nuk u lëshua për shitje
ShkoLartë