tragjedia e kocanit tek disa paciente u krye transplantimi i lekures 67e0387d7fa7c

Tragjedia e Koçanit: Tek disa pacientë u krye transplantimi i lëkurës

March 23, 2025
1 minut lexim

Në klinikën universitare “Shën Naumi Ohrit” në RMV, po mjekohen gjithsej 10 pacientë, te gjashtë prej tyre është kryer transplantimi i lëkurës për shkak se kishin djegie të shkallës së tretë, njoftoi drejtori i spitalit, Nebojsha Nastov.

Sipas tij, situata është fluide, dhe se gjendja e pacientëve mund të ndryshojë nga çasti në çast.

“Për momentin në klinik janë duke u hospitalizuar 10 pacient ku tek gjashtë është bërë transplantimi i lëkurës pasi ata ishin me shkallen e tretë të djegies së lëkurës tek pacientët e tjerët vazhdon fashimi i zakonshëm, sipas planeve që i kemi për momentin, por më duhet të përsëris se situata është fluide dhe mund të ndryshohet nga ora në orë”.

Pacientët me gjendje më kritike nuk ka, shtoi Nastov. Aktualisht në gjendje më kritike mbeten vetëm gjashtë pacientë të cilët po mjekohen jashtë vendit.

Nga e hëna fillon lëshimi i pacientëve për mjekim shtëpiak.

“Po ka përmirësim të gjendjes prej të Hënën tashmë do të ketë lëshime për në shtëpi të disa pacientëve, nga reparti ku vijë unë do të fillojë që të ketë lëshime për mjekim shtëpiak të pacientëve, unë edhe më herët paralajmërova që nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë lëshime”.

Megjithatë, nesër priten protokolle për kthimin në vend të pacientëve të parë nga jashtë që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht në vend po trajtohen 54 pacientë, 27 në Qendrën Klinike, 11 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, 10 në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ndërsa gjashtë pacientë po trajtohen në klinikat private./KlanMacedonia

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lauren goodger duket magjepsese ne ngjyren e zeze teksa pozon me vajzen e vogel larose 67e0344fd4424
Story i mëparshëm

Lauren Goodger duket magjepsëse në ngjyrën e zezë teksa pozon me vajzën e vogël Larose

taravari te gjithe pacientet ne spitalet e maqedonise jane ne gjendje te mire dhe stabile 67e038808d90e
Story i radhës

Taravari: Të gjithë pacientët në spitalet e Maqedonisë janë në gjendje të mirë dhe stabile

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë