Tragjedia e Koçanit, Gashi: Ne nuk mund të jemi indiferent ndaj tragjedive të tilla, por duhet edhe ta respektojmë Rregulloren e Kuvendit

May 3, 2025
1 minut lexim

Afrim Gashi në një intervistë për Agjenda 35 i pyetur se pse nuk i ka pranuar në takim, familjarët e viktimave bashkë me protestuesit të tragjedisë së Koçanit, ka theksuar se duhet respektuar Rregullorja e Kuvendit.

Ai nuk është indiferent ndaj një tragjedie të këtillë, por me patjetër duhet që të respektohet Rregullorja e Kuvendit.

“Në një tragjedi të tillë të madhe ende askush nuk është indiferent. Por, megjithatë, duhet që të kujdesemi për institucionet, për rendin. Dhe në raste të këtilla, nuk mundem unë vet të sjell vendim në kuptimin kur bëhet fjalë për arsye të sigurisë. Bashkërisht vendosëm me shërbimet në Kuvend se për vizita të tilla ka Rregullore për shkak të rendit në Kuvend. Duhet të ketë paralajmërim, dhe pastaj të kontrollohen njerëzit që do të futen në Kuvend. Ky është rendi. Unë nuk jam një njeri që dua të jam kundër rendit në Kuvend. Kështuqë nuk do të duhej që të lidheshin këto dy punë njëra me tjetrën. E para është rendi në Kuvend, e dyta është tragjedia. Normal, ata ishin këtu para nesh në Kuvend. Të gjithë e dimë se çfarë dhimbje kanë”, deklaroi Gashi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

KF Gostivari tërhiqet nga kampionati!

Story i radhës

Lloga uron ditëne lirisë së shtypit: Sot nderojmë gazetarët që nuk heshtin, që hulumtojnë dhe flasin për të vërtetën, edhe kur ajo dhemb

Të fundit nga

Neymar: Ende nuk e di

Rikthimi i Neymar-it te Santosi ka ngjallur entuziazëm te tifozët, por edhe shumë pikëpyetje për të ardhmen. Gjatë një interviste në pushimin e miqësores ndaj Red Bull Leipzig, ‘ylli’ brazilian, i cili
sqmken
ShkoLartë