tragjedia e dyte ne dy 48 ore bie avioni ne illinois vdesin pasagjeret ne bord 68058cefcbd33

Tragjedia e dytë në dy 48 orë/ Bie avioni në Illinois, vdesin pasagjerët në bord

April 21, 2025
1 minut lexim

Katër persona humbën jetën në mëngjesin e sotëm pasi një avion i vogël u rrëzua në Illinois, SHBA. Sipas autoriteteve amerikane, avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15 (me orën lokale).

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G.

Pas aksidentit, rrugët në zonë u mbyllën dhe guvernatori i shtetit, J.B. Pritzker, u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.

Tragjedia në Illinois erdhi vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje avioni, kur një avion u rrëzua në lumin Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord.

Brenda të njëjtit muaj, një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

cdo gje eshte e hapur bakaj kam luajtur tek tirana kur ra nga kategoria dhe kur doli kampion 6805896a78da1
Story i mëparshëm

“Çdo gjë është e hapur”, Bakaj: Kam luajtur tek Tirana kur ra nga kategoria dhe kur doli kampion…

java nis me temperatura te larta ja si parashikohet moti per sot 6805d0abe979b
Story i radhës

Java nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti për sot

Të fundit nga

ShkoLartë