Tragjedi/ Vdes fëmija 3-vjeçar – ishte në makinë me prindërit, plumbi e kapi në kokë

1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Markopulo në Greqi.

Një fëmijë 3-vjeçar i komunitetit rom ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Siç raportojnë mediat greke plumbi e kapi fëmijën në kokë. Për fat të keq i mituri nuk i mbijetoi plagëve, e për pasojë ndërroi jetë në spital.

3-vjeçari ndodhej në makinë bashkë me prindërit e tij në momentin, kur një automjet tjetër ndaloi në rrugë dhe qëlloi me armë zjarri ndaj makinës ku ndodhej i mituri.

Nuk dihet motivi i të shtënave, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja, ndërsa nuk ka asnjë informacion për autorët.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Çfarë i Ndodh Organizmit Nëse i Pini Antibiotikët me Qumësht

Story i radhës

Terapia më e ëmbël: Si na bëjnë kanakarët shtëpiakë më të shëndetshëm?

Të fundit nga