Tragjedi, rreth 130 të vrarë në ndeshjen e futbollit

October 2, 2022
1 minut lexim

Të paktën 127 persona kanë vdekur dhe 180 janë plagosur në trazirat gjatë një ndeshje futbolli në Indonezi, shkruan mediumi spanjoll “Marca”. 

“Arema FC dhe Persebaya Surabaya ishin përballë njëra – tjetrës, në Kanjuruhan të Indonezisë, kur u pushtua fusha e lojës, detyroi policinë të ndërhyjë. 

Situata u bë kaotike dhe çoi në një masakër të vërtetë.

Sherri i rëndë ndodhi kur tifozët e Arema FC hynë në fushë pas humbjes me rezultat 2:3 të ekipit të tyre ndaj Persebaya Surayaba në stadiumin Kanjuruhan. Policia u përpoq të largonte tifozët duke përdorur bombola tymi.

Tifozët filluan të vrapojnë të tmerruar, që çoi në një masakër. Njerëzit që bërtisnin për ndihmë…

Skena ishte tlë trishtueshme. Shumë vdiqën që u shkelur nga turma. Kjo kujton tragjedinë e përjetuar në stadiumin Heysel në finalen e Kupës Evropiane të vitit 1985.

Në llogarinë e saj Persebaya shkroi në Twitter: “Familja e madhe e Persebaya shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës pas ndeshjes Arema FC kundër Persebaya””, shkruan mes të tjera “Marca”.

Federata e Futbollit të Indonezisë ka lëshuar një deklaratë ngushëllimi për të afërmit e viktimave. “Ngushëllimet tona më të thella për incidentin që u ndodhi atyre në stadiumin Kanjuruhan, Malang”.

Federata e Futbollit menjëherë pas kësaj ngjarje e ka pezulluar kampionatin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katër arsyet e trishta pse njerëzit tradhtojnë

Story i radhës

Tragjedi, rreth 130 të vdekur në ndeshjen e futbollit

Të fundit nga

ShkoLartë