Të paktën 127 persona kanë vdekur dhe 180 janë plagosur në trazirat gjatë një ndeshje futbolli në Indonezi, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.
“Arema FC dhe Persebaya Surabaya ishin përballë njëra – tjetrës, në Kanjuruhan të Indonezisë, kur u pushtua fusha e lojës, detyroi policinë të ndërhyjë.
Situata u bë kaotike dhe çoi në një masakër të vërtetë.
Sherri i rëndë ndodhi kur tifozët e Arema FC hynë në fushë pas humbjes me rezultat 2:3 të ekipit të tyre ndaj Persebaya Surayaba në stadiumin Kanjuruhan.
Policia u përpoq të largonte tifozët duke përdorur Gazlotsjellës.
Tifozët filluan të vrapojnë të tmerruar, që çoi në një masakër. Njerëzit që bërtisnin për ndihmë…
Skena ishte tlë trishtueshme. Shumë vdiqën që u shkelën nga turma. Kjo kujton tragjedinë e përjetuar në stadiumin Heysel në finalen e Kupës Evropiane të vitit 1985.
Në llogarinë e saj në Twitter, klubi Persebaya shkroi: “Familja e madhe e Persebaya shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës pas ndeshjes Arema FC kundër Persebaya””, shkruan mes të tjera “Marca”.
Federata e Futbollit të Indonezisë ka lëshuar një deklaratë ngushëllimi për të afërmit e viktimave. “Ngushëllimet tona më të thella për incidentin që u ndodhi atyre në stadiumin Kanjuruhan, Malang”.
Federata e Futbollit menjëherë pas kësaj ngjarje e ka pezulluar kampionatin.