“Tragjedi për botën demokratike”/ Kryeministri Rama reagon për atentatin ndaj ish presidentit Trump

1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump, në Pensilvani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se është shqetësuese të shohësh që një kandidat për president në SHBA qëllohet gjatë një tubimi dhe ku një person mbeti viktimë.

Këtë, Rama e cilëson një tragjedi për botën demokratike.

“Është shqetësuese të shohësh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet gjatë një tubimi dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur, dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike.Mendimet e mia shkojnë për ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, shkruan Rama në X.

Story i mëparshëm

Vitia i bindur se këtë vit do të ketë sigurime shëndetësore: Me investime po ulet nevoja për trajtim jashtë vendit

Story i radhës

Pak pas atentatit të Trump, mesazhi që mori stafi i fushatës së Biden: Përmbahuni nga komentet…

Të fundit nga