Tragjedi në ShBA, policia gjen tetë persona të vdekur në një shtëpi të djegur, dyshohet për vrasje

October 28, 2022
1 minut lexim

Tetë persona kanë vdekur në Tulsa, Oklahoma, pas një zjarri që ka përfshirë shtëpinë ku ata jetonin, ndërkohë që policia ka bërë me dije se është duke hetuar këtë rast si një vrasje.

“Raportet paraprake janë se ky do të jetë një hetim vrasjeje. Ne jemi ende të fokusuar në zjarrin dhe po ashtu hetojmë se çfarë ka ndodhur me këto viktima”, ka thënë Ethan Hutchins, zëdhënësi i policisë së zonës.
Ai nuk ka pranuat të komentojë mbi çdo kërkim për një të dyshuar, por ka thënë se autoritetet nuk besonin se ekzistonte një kërcënim i menjëhershëm për publikun. Agjentët nga Byroja Amerikane e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve janë ftuar për të ndihmuar në hetimin, ka thënë Hutchinsi, duke e quajtur atë një skenë komplekse, raporton “Guardian”.

Catelin Powers ka thënë se ishte duke vozitur me fëmijët e saj kur pa një kolonë tymi pranë shtëpisë së saj, kështu që ajo u nis për të hetuar.
“Kur iu afrova shtëpisë, pashë tym që dilte nga pjesa e sipërme e shtëpisë, e cila dukej ndoshta si papafingo”, ka thënë ajo për “Associated Press”. /abcnews.al

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Primaret dhe promotorët…

Story i radhës

A shtohet oreksi kur ftohet koha? Nutricionistja e njohur i jep fund dilemës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë