tragjedi ne qipro 22 vjecari i njohur i rrjeteve sociale gjendet i pajete ne pishine 6aae5b76ab120

Tragjedi në Qipro, 22-vjeçari i njohur i rrjeteve sociale gjendet i pajetë në pishinë

September 19, 2026
1 minut lexim

Krijuesi 22-vjeçar i përmbajtjeve për të rritur, Ricardo Staudt, i njohur në rrjetet sociale me emrin Noah Segsy, është gjetur i vdekur në një pishinë në Paralimni, Qipro.

Staudt, i cili kishte të paktën 300 000 ndjekës në rrjetet sociale dhe ishte i njohur për publikimin e përmbajtjeve në OnlyFans, u nxor pa ndjenja nga pishina e një kompleksi apartamentesh më 24 gusht, rreth orës 21:20.

Sipas raportimeve të mediave lokale, 22-vjeçari u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur. Shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur në materialin e publikuar.

Pas vdekjes së Staudt, një mik i nënës së tij hapi një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde për shpenzimet e funeralit dhe varrimit.

“Me zemër të thyer po ju shkruaj, pasi shoqja ime ka pësuar një humbje të paimagjinueshme. Djali i saj i dashur është marrë shumë shpejt. Le të punojmë së bashku për të siguruar që djali i saj të mund të nisë udhëtimin e tij të fundit dhe t’i thotë lamtumirën e fundit me dinjitet”, thuhej në apel.

Sipas materialit të publikuar, deri më 15 shtator fushata kishte mbledhur më shumë se 20 000 euro.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

falsifikuan dokumentet per 6 prona ne pranga ish drejtori i ashk fier dhe perfituesi sekuestrohen 715 mije euro 6aae5b1230f14
Lajmi i mëparshëm

Falsifikuan dokumentet për 6 prona, në pranga ish-drejtori i ASHK Fier dhe përfituesi, sekuestrohen 715 mijë euro

anne hathaway shkelqen ne te kuqe gjate promovimit te verity ne new york 6aae5c3d71832
Lajmi i radhës

Anne Hathaway shkëlqen në të kuqe gjatë promovimit të “Verity” në New York

Të fundit nga

ShkoLartë