tragjedi ne nikaragua kamionin e mori rrjedha e ujit vdesin 3 te reja mes viktimave edhe blogerja franceze 24 vjecare 6ae31bffd9d13

Tragjedi në Nikaragua! Kamionin e mori rrjedha e ujit, vdesin 3 të reja, mes viktimave edhe blogerja franceze 24-vjeçare

October 29, 2026
1 minut lexim

Një udhëtim që duhej të ishte një aventurë e paharrueshme në Nikaragua përfundoi në tragjedi për tri të reja, mes tyre edhe vlogerja franceze 24-vjeçare Emma Marie Laurent. Ato humbën jetën pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u mor nga rrjedha e fuqishme e një lumi të fryrë në veri të vendit. Sipas gazetës nikaraguane La Prensa, aksidenti ndodhi në orët e para të 9 tetorit, teksa të rejat po eksploronin zonën veriore të Nikaraguas.

Viktimat janë identifikuar si Emma Marie Laurent, 24 vjeçe, Noelle Lusser, 20 vjeçe, shtetase zvicerane, dhe Karen Lopez Montano, 19 vjeçe, e cila punonte në një hotel në Nikaragua. Sipas raportimeve, ato po udhëtonin me një automjet bujqësor të tipit Toyota Hilux, të drejtuar nga Martin Gerardo Garcia Giron. Shoferi, i cili ishte i vetmi i mbijetuar, tentoi të kalonte lumin Nahualapa, pavarësisht prurjeve të mëdha të ujit. Rryma e fortë mori me vete kamionin, duke shkaktuar vdekjen e tri të rejave. Ngjarja ka shkaktuar reagime në vend, ndërsa bashkëpresidentja e Nikaraguas, Rosario Murillo, paralajmëroi për rrezikun që paraqesin lumenjtë gjatë periudhave me prurje të larta.

“Kaluan një lumë në një kohë kur nuk duhej. Lumenjtë janë mashtrues. Mendon se gjithçka është e qetë dhe më pas, papritur, vjen rryma dhe ndodhin tragjedi të tilla”, u shpreh Murillo. Emma Marie Laurent ishte një krijuese e përmbajtjeve të udhëtimit, e ndjekur nga rreth 43 mijë persona në rrjetet sociale. Ajo e përshkruante veten si një vajzë që jetonte mes dy valixheve dhe dokumentonte vazhdimisht aventurat e saj, udhëtimet dhe jetën në një furgon.

Përmes videove dhe fotografive, 24-vjeçarja kishte ndarë me ndjekësit përvojat e saj në vende të ndryshme të Evropës, Afrikës dhe Karaibeve. Udhëtimi në Nikaragua, që duhej të ishte një tjetër kapitull i aventurave të saj, u kthye në udhëtimin e fundit për të dhe dy shoqet e saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

live tensione ne seance nderhyne garda berisha me deklarate te forte kriminele thyejne kocka dhe cajne kafka 6ae31b9bf0821
Lajmi i mëparshëm

LIVE: Tensione në seancë, ndërhynë Garda, Berisha me deklaratë të fortë: Kriminelë thyejnë kocka dhe çajnë kafka

thaci thirrje shqiptareve nese partite tuaja skane kauze shkoni te ato maqedonaset 6ae31c2f44d12
Lajmi i radhës

Thaçi thirrje shqiptarëve: Nëse partitë tuaja s’kanë kauzë, shkoni te ato maqedonaset

Të fundit nga

ShkoLartë