Tragjedi në Maqedoni! Treni shtyp për vdekje dy emigrantë

Një tren mallrash që udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli- Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy emigrantë të shtrirë në hekurudhë, përcjell TV21. Të dy të plagosurit kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

MPB ka bërë të ditur se sot në ora 02.20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë.

Nga MPB shtojnë se janë kryer kontrollet e nevojshme nga ana e Stacionit Policor në Gjevgjeli dhe se po punohet për identifikimin e trupave të pajetë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një marrëveshje me Turqinë i hap derën zgjerimit të NATO-s

Story i radhës

Distria Krasniqi, dëshmon cilësitë

Të fundit nga