Tragjedi në Kalabri! Përmbyset anija me emigrantë, humbin jetën mbi 27 persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kalabri të Italisë, ku 27 persona janë gjetur pa jetë në ujërat e plazhit të “Steccato”. 

Mediat italiane bëjnë me dije se trupat e pajetë janë gjetur pas përmbytjes së një anijeje të mbingarkuar me emigrantë.

Deti i ‘trazuar’ me dallgë të mëdha u bë shkak i përmbysjes së anijes, e cila mbante numër të madh emigrantësh.

Dyshohet për numër më të lartë të viktimave ndërsa vijojnë puna për gjetjen e trupave.

Kapiteneria e Portit dhe Guardia di Finanza kanë ndërhyrë në vend për shpëtimin, ku të pranishëm janë  edhe policia e shtetit dhe karabinierët së bashku me personelin e 118 dhe Kryqit të Kuq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shumë klinika në QKUK me ushtrues detyre, disa deputetë ia lënë fajin bordit të ShSKUK-së

Story i radhës

Liverpooli interesohet për Barellan, Inter ia vendosë çmimin

Të fundit nga