tragjedi ne gjermani shoferi i dehur kalon ne korsine e kundert humbin jeten tri gra 6a798355ad7f1

Tragjedi në Gjermani: Shoferi i dehur kalon në korsinë e kundërt, humbin jetën tri gra

August 10, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Bavari të Gjermanisë, ku tri gra kanë humbur jetën, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 21:30 në rrugën federale B470, pranë Dietersheimit, në rrethin Neustadt an der Aisch–Bad Windsheim.

Dyshohet se një 36-vjeçar, i cili po drejtonte një veturë të tipit Mercedes, kaloi në korsinë e kundërt rreth 500 metra para hyrjes në fshatin Dottenheim. Automjeti i tij u përplas ballë për ballë me një Opel, në të cilin ndodheshin tri gra.

Image

Përplasja ishte aq e fuqishme sa të dyja veturat dolën nga rruga dhe përfunduan në arat përreth. Një zëdhënës i zjarrfikësve e përshkroi vendin e ngjarjes si një “fushë rrënojash”.

Drejtuesja 73-vjeçare e Opel-it dhe dy pasagjeret, të dyja të moshës 69-vjeçare, mbetën të bllokuara brenda automjetit. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, ato nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe u shpallën të vdekura në vendngjarje.

Shoferi 36-vjeçar u nxor nga vetura i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spital. Testi paraprak i alkoolit tregoi se ai kishte më shumë se një promil alkool.

Policia ka nisur hetimet ndaj tij, ndër të tjera, për dyshimin e vrasjes nga pakujdesia. Një ekspert është angazhuar për të rindërtuar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa rruga qëndroi e mbyllur për disa orë.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin apo shtetësinë e viktimave. Bild, Süddeutsche Zeitung

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushte atmosferike te qendrueshme dhe temperatura te larta parashikimi i motit per kete te hene 6a7982f1aed31
Lajmi i mëparshëm

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të Hënë

eva longoria shfaqet ne superforme me bikini blu gjate pushimeve ne spanje 6a79841c54a86
Lajmi i radhës

Eva Longoria shfaqet në superformë me bikini blu gjatë pushimeve në Spanjë

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë