Tragjedi në Gjermani/ Ish-bashkëshorti nga Maqedonia therr për vdekjen ish-gruan në sy të tre fëmijëve

November 6, 2024
1 minut lexim

Dortmund, 5 nëntor – Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur të hënën (4 nëntor) në Dortmund, Gjermani, ku siç raportojnë mediat atje, një grua është therur për vdekje në apartamentin e saj nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeç me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa viktima është gjetur te shkallët e ndërtesës.

Media gjermane RTL raporton se ajo ka vdekur pak kohë më pas.

“30-vjeçarja nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në spital”, tha një zëdhënës i policisë të martën.

Sipas informacioneve nga prokuroria publike, fëmijët (3, 4 dhe 6 vjeç) të 30-vjeçares kishin lajmëruar fqinjët. Ata kishin thirrur për ndihmë.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Dortmund, të cilët shtuan se “sipas gjetjeve fillestare, ish-bashkëshorti e ka vrarë gruan në prani të tre fëmijëve të tij”.

RTL ndërkaq raportoi se kur u gjet gruaja te shkallët, thika ishte ende në trupin e saj.

Mësohet se ish-bashkëshorti e ka vizituar gruan në banesën e saj të hënën (4 nëntor) rreth orës 18:10 dhe e ka goditur me thikë. Menjëherë pas krimit, ai është arrestuar rrugës për në Wurzburg.

RTL-it, prokuroria i ka konfirmuar se çifti kanë jetuar të ndarë.

Policia ndërkaq njoftoi se i dyshuari është kapur gjatë natës gjatë një operacioni në autostradën në Franconia.

“Me urdhër të zyrës së prokurorit të Dortmundit, gjykata e Qarkut të Erlangen lëshoi urdhër arrest të martën. Aktualisht i dyshuari është në ndalim në qendrën korrektuese të Nurembergut. Ai do të transferohet në Dortmund në një datë të mëvonshme”, njoftoi Policia.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Enrique zbulon: Në 2011 isha afër Atleticos

Story i radhës

Direkt nga SHBA, Baraliu ndan detaje nga procesi zgjedhor presidencial

Të fundit nga

ShkoLartë