Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr në një pallat pranë Lionit të Francës, thotë qeveria lokale.
Zyrtarët lëshuan një deklaratë duke thënë se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin.
Përveç numrit të të vdekurve, ata thanë se katër persona ishin në gjendje kritike dhe 10 të tjerë kishin raportuar lëndime të lehta.
Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe vlerësoi punën e zjarrfikësve që shpëtuan njerëzit në “kushte jashtëzakonisht të vështira”. Ai shtoi se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç.
Sekretari francez i Brendshëm, shtoi se një hetim mbi atë që shkaktoi zjarrin do të nisë më vonë të premten.
Burimi: GAZETA.MK