Tragjedi në familjen e ish-mesfushorit të Interit

1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-mesfushorit të Interit e Barcelonës, Arturo Vidal, i cili ka humbur të atin e tij, Erasmo, në moshën 61-vjeçare.

Siç raportojnë mediat, ai kaloi një arrest kardiak në hipodromin ku punonte dhe humbi jetën në momentin kur mbërriti në spital, ndërkohë që policia është duke investiguar ngjarjen.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi i Flamengos, ku aktivizohet mesfushori nga Kili, shkruan: “Me keqardhje ju informojmë për ndarjen nga jeta të Erasmo Vidal, babai i lojtarit tonë, Arturo Vidal.

Ne i japim forcë atij në këtë moment të vështirë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ministrat e BE-së takohen sërish për çmimet e larta të energjisë

Story i radhës

Nuredini: Biseda intensive për sfidat e krizës globale energjetike

Të fundit nga