Në garën e çiklizmi ndodhi tragjedia!
Në garën “Trofeo Castelfidardo” në Itali, drejtori sportiv i ekipit Viris Vigevano, Stefano Martolini (41 vjeç), humbi jetën si pasojë e një përplasjeje me një çiklist.
Sipas l’Informatore Vigevanese, Martolini ishte duke parë garën nga ana e rrugës, kur 23-vjeçari Nicola Venchiarutti e goditi atë.
Stefano është transportuar me urgjencë me helikopter në spital, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.