Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë në autostradën Yaounde-Bafoussam në Kamerun.
Aksidenti ndodhi në zonën e Nomales, kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion të parkuar, i cili ishte i ngarkuar me dërrasa.
Mes viktimave janë edhe shtatë anëtarë të së njëjtës familje, të cilët po udhëtonin për të marrë pjesë në një funeral.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Kamerun, të lidhura kryesisht me drejtimin e pakujdesshëm dhe gjendjen e dobët të infrastrukturës.
Burimi: botasot.info

