“Tragjedi e paimagjinueshme”/ Rrethohen qindra qytetarë ukrainas – vjen paralajmërimi

March 11, 2022
1 minut lexim

Situata në qytetin e rrethuar të Ukrainës, Mariupol, është “shqetësuese” dhe po shkon drejt një “tragjedie të paimagjinueshme” nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme, kanë paralajmëruar nga Médecins Sans Frontières.

Stephen Cornish, kreu i zyrës zvicerane të MSF, njëherësh një nga ata që drejton operacionin e bamirësisë mjekësore në Ukrainë, i tha AFP:

“Qindra mijëra njerëz janë të rrethuar. Rrethimet janë një praktikë mesjetare që janë nxjerrë jashtë ligjit nga rregullat moderne të luftës”, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

Cornish theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar, “civilët duhet të mbrohen, ata duhet të jenë në gjendje të kenë nevojat e tyre bazë, ushqim, ujë, ilaçe dhe sigurisht të mbahen jashtë konfliktit”.

Siç mund ta shohim, jo ​​vetëm në Mariupol, por edhe raportet që vijnë nga Kharkiv, Dnipro dhe zona të tjera, tregojnë se nuk po kursehen as civilët.

“Ne me të vërtetë po shkojmë drejt një tragjedie të paimagjinueshme,” paralajmëroi ai, duke këmbëngulur se “ka ende kohë për ta shmangur atë”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Blerta Veseli publikon foto me kryetarin e Miamit

Story i radhës

Autoritetet Britanike mbyllin ATM e kriptomonedhave

Të fundit nga

Vllaznia kthehet me 3 mbrojtës

Me uljen në stol të Edi Martinit te Vllaznia duket se do të ndryshojnë edhe taktikat dhe mënyrat se si do të vendosen shkodranët në fushën e lojës. Gjatë sezoneve të fundit,

Takimi Dimovska – Tavçar

1 Shkup, 27 maj  – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, janë në vizitë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë më 27 dhe
sqmken
ShkoLartë