Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, dy janë proceduar penalisht ndërsa një shtetas nga Rumania është shpallur në kërkim për trafikim të paligjshëm.
Rumuni ka marrë me qira një mjet tip ‘Benz’ në Zvicër, të cilin më pas e ka trafikuar në Shqipëri.
Të katër shtetasit më pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr automjetit pajisjen GPS me qëllim shitjen e tij.
Policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamurras, së bashku me dy persona, të cilët gjatë ndërhyrjes, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.