Trafikanti rus i armëve, Viktor Bout, i cili u lirua në shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së, iu bashkua Partisë Liberal Demokratike (LDPR), transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i LDPR-së, Leonid Slutskiy në një deklaratë me shkrim në mediat sociale njoftoi se Bout i është bashkuar LDPR-së.
Duke thënë se Bout është një “person i guximshëm”, Slutskiy tha: “Bout do të zë vendin që meriton në partinë tonë. Mirë se vini në radhët tona!”.
LDPR u themelua në vitin 1992 nga politikani i njohur rus, Vladimir Zhirinovskiy i cili vdiq në prill 2022.
– Kush është Viktor Bout?
Bout u arrestua në Tajlandë në vitin 2008 për furnizim me armë për Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).
Bout, i cili u ekstradua në SHBA nga Tajlanda, u dënua me 25 vjet burg atje.
Pretendohet se filmi “Lord of War”, me aktorin amerikan Nicholas Cage, ishte bazuar në historinë e jetës së Bout.