Trafikantë novator, si janë futur paisjet e Bitcoin në Shqipëri

October 2, 2024
1 minut lexim

Mes sendeve të ndryshme të dyshimta, skanerat e qendrës tranzit kanë arritur të zbulojnë edhe futjen e pajisjeve për monedhat virtuale Bitcoin.

Kjo është një prej pajisjeve të bllokuara. Shqipëria nuk ka ende legjislacion për këto monedha por ky aktivitet vijon prej vitesh me ferma prodhimi të jashtëligjshme.

‘Këto pajisje janë futur në Shqipëri ndër vite tashmë, mbase jo vetëm përmes sistemit postar, por dhe formave tjera, dhe kuptohet që dhe nga rastet e vjedhjes energjisë prodhohet bitcoin, ato femrat e famshme’ u shpreh Redi Ramaj, avokat.

Në këtë foto, shfaqet një shumë e madhe parash false. Pakoja ishte transportuar përmes shërbimit postar edhe në këtë rast. Pas konstatimit nga skanerat, u njoftuan autoritetet që kanë nisur hetimet per rastin. Lidhur me këtë çështje, nuk mund të jepen të dhëna rreth dërguesit dhe pritësit pasi përbën sekret hetimor.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haxhiu: Letonia partnere e fuqishme e Kosovës

Story i radhës

“I dashuri im është 20 vite më i vjetër, por babai im nuk pranon që…”

Të fundit nga

ShkoLartë