Trafik i rënduar në Durrës/Fundjava shton fluksin e automjeteve në qytetin bregdetar

August 13, 2023
1 minut lexim

Një vijë kilometrike, që nis që nga Sukthi dhe përfundon në rrugën dytësore Plepa-Golem.

Kjo është situata me trafikun në qytetin bregdetar të Durrësit.

“Trafiku i rënduar ka nisur që pasditen e së premtes, ku pushuesit për të përshkuar vetëm disa km rrugë, u duheshin më shumë se 45 minuta.”

Arsyet se përse qyteti përballet me këtë situatë kaotike në qarkullim, për urbanistin Artan Kacani janë vetëm 2.

Masat e ndërmarra nga bashkia për normalizimin e trafikut, nga vëzhgimi në terren, duket se nuk kanë rezultuar efektive. Kacani thotë se kjo vjen si rezultat i mungesës së vizionit.

Që nga 1 gushti, bashkia Durrës vendosi ndalimin e qarkullimit në orët e mbrëmjes në bulevardin “Epidamn”, si dhe kufizimin e qarkullimit të mjeteve të transportit të mallrave në unazën e vogël të qytetit nga ora 08.00-23.00, si masa për lehtësimin e qarkullimit në muajin që shënon pikun e sezonit veror.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Conte dhe Spalletti janë kandidatë për postin e trajnerit

Story i radhës

​Krasniqi për Kurtin: Sot prishet edhe me Maqedoninë

Të fundit nga

ShkoLartë