Trafik droge nga Ekuadori drejt Firences/ Dritan Rexhepi dënohet me 20-vite burg nga drejtësia italiane

December 12, 2022
1 minut lexim

Bosi shqiptar i trafikut të drogës, Dritan Rexhepi, është dënuar me 20 vite burg në mungesë nga drejtësia italiane.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ai është dënuar për trafikun ndërkombëtar të drogës mes Ekuadorit dhe Firences dhe akuzohet se ishte pjesëtar i një rrjeti ndërkombëtar të drogës, i quajtur “Kompania Bello.”

Por gjykata rrëzoi akuzat e “supershoqatës” mes tre karteleve. Kartelet shqiptare importonin kokainë në Itali dhe veçanërisht në Firence, falë një rrjeti ndërkombëtar të lidhur midis Ekuadorit dhe Evropës.

Por hipoteza akuzuese e një “supershoqate kriminale”, e lindur nga një pakt mes klaneve, nuk qëndroi para gjyqtares së çështjes Silvia Romeo.

Hetimet për këtë çështje kishin nisur që në vitin 2015 dhe çuan në sekuestrimin e 5 milionë euro e gjysmë dhe 4 tonë kokainë.

Ato ishin përqëndruar fillimisht në një qelizë fiorentine, ekzistenca e së cilës ishte zbuluar duke hetuar një episod në dukje të parëndësishëm në lidhje me një përleshje të dhunshme mes subjekteve të lidhura me shfrytëzimin e prostitucionit që shpërtheu në via delle Medaglie d’Oro, në Rifredi.

Kujtojëm se Rexhepi është i dënuar nga disa vende, për çështje të ndryshme penale, duke nisur nga trafiku ndërkombëtar i drogës, te vrasjet dhe arratisjet e bujshme nga burgjet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Messi mund të arrijë diçka të veçantë nëse e fiton Kampionatin Botëror

Story i radhës

​Bije bora e parë në Prishtinë

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë