“Trafik droge dhe krim i organizuar”, ish-truproja i Saimir Tahirit dënohet me 8 vite e tetë muaj burg

December 14, 2022
1 minut lexim

Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Teksa prej më shumë se një muaj, kishin përfunduar konkluzionet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së të pandehurit, dhe pritej vetëm vendimi i togave zë zeza të GJKKO-së, seancat e caktuara pothuajse çdo javë kishin dështuar, ndërsa këtë të mërkurë togat e zeza të Shkallës së Parë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosën dënimin e tij.

Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, raporton gazetari i Abc Ermal Vija.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit.

Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për tu përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Mandati” gjashtëvjeçar i spanjollit Roberto Martínez

Story i radhës

Suzi Dajkin: Pavarësia e gjyqësorit dhe bashkëpunimi me sektorin civil janë kyçe në luftën kundër korrupsionit

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë