9
Shkup, 23 prill – Në vendin që ankohet vazhdimisht për mungesë të fuqisë punëtore është krijuar një zakon i mbrapsht që punëtorët duhet të dalin në rrugë për të kërkuar pagat. Sikurse, kërkojnë lëmoshë dhe jo pagesën e mundit të tyre. Kjo mos përfillje e klasës punëtore ka ndikuar dukshëm në zbehjen e vullnetit të gjenaratave të reja për të punuar brenda vendit. Kjo qasje rrit edhe më shumë revoltën dhe pakënaqësinë e të punësuarve tjerë, të cilët nëse sot jo neser mund të jenë në vendin e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës, shkruan Zhurnal.
Portesta e djeshme e punëtorëve të Kulturës u udhëheq nga parulla “paga tani” –
Sindikata e Kulturës dje protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat. Thonë se kjo është tentim për mosrespektim të marrëveshjeve kolektive. Shtojnë se të punësuarit në kulturë u lanë pa rroga gjatë festës së Pashkëve.
Ndryshe, nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit kumtuan se të punësuarit në institucionet nga fusha e kulturës do t’i marrin rrogat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës pas festës, ndërsa vonesa ishte për shkak të, siç thonë harmonizimit të rrogave.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, njoftoi se sot deri në ora 16:00 do të paguhen pagat e muajit mars për rreth 3000 punëtorë në institucionet kulturore.
Ai për për “Sitel” tha se vonesa është për shkak të një përllogaritjeje të re, të gjerë të pagave, për herë të parë të harmonizuar me Ministrinë e Financave dhe me kontratat kolektive, të përgjithshme dhe të veçantë. Rritja mesatare është rreth 6%.
Lutkov theksoi se kjo është zgjidhje e përhershme për problemin e kahershëm të mosbalancimit buxhetor, ku 81% e mjeteve deri më tani shkojnë për paga dhe vetëm 19% për programe.
“Tani në këtë mënyrë të pagimit të pagave përfundimisht po zgjidhet problemi katërvjeçar”, tha Lutkov.
Kjo është metodë e vjetër e politikbërjes, mallterteohen punnëtorë nuk u plotësohen kushtet elementare bazike, siç është pagesa në kohë, nxirren në rrugë e tek pastaj zgjohen nga gjumi bartësit e institucioneve përgjegjëse kinse në gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme. Pra, vetvetiu krijojnë problem që pastaj të shtrien hero para qytetarëve gjegjësisht nevojtarëve që gjeten zgjidhje.
Mirëpo, tani vetëdija e qytetarëve është në nivelin më të lartë të mundshëm saqë është e vështirë të manipulohen me këtë qasje. Këto politika janë pjesë e së kaluarës, pjesë e historisë së errët të vendit ku pothuajse gjithë sindikatat ishin në rrugë. Kur punëtorët protestonin për marrjen e pagave e zyrtarët rrisnin pagat për 78%. Kjo gjë nuk do të përsëritet më.
Mos pagesa e rrogave në kohë duhet të marrë fund. Sepse këtë gjë nuk kanë durim më qytetarët ta përballojnë, jo vetëm që u mungon durimi por edhe mundësitë reale nuk ekzistojnë për këtë mos kujdes minimal ndaj tyre. Duke marrë për bazë shpenzimet e larta për nevoja esenciale, pagat tejmase të ulëta, edhe vonesa, tani më mbështeten për muri punëtorët. Nuk kanë ku të shkojnë pos ta braktisin vendin drejt kërkimit të një zgjdhjeje të përjetshme.
Kujtojmë që, qytetarët kanë nevojë për paga të dinjitetshme, paga më të larta e jo vonesa të palogjikshme. Pagat e dinjitetshme mundësojnë kryerjen e punës me profesionalizëm dhe objektivitet të lartë, prandaj duhet fokus i veçantë. Pagesa e kontributeve është jashtëzakonisht e lartë, për të gjithë punëtorët duhet të ulet gjithsesi, por do të kishte qenë e rrugës që për gazetarët dhe punëtorët mediatik të lirohen tërësisht.
Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk