Analisti Halil Geci ka shkruar për zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai shkruan për “tradhtinë ndaj orientimit të rugovizmit, shkatërrimit të LDK-së dhe marrjes së kalasë nga brenda”.
“Për më shumë se një dekadë, kritikat dhe shkrimet e mia kanë qenë të pandalshme, me një qëllim të vetëm: të mbrojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, njeriun që e bëri Kosovën shtet. Por, për fat të keq, këto thirrje ranë në vesh të shurdhër!
LDK-ja nuk ishte thjesht një parti politike, por një lëvizje e ngritur mbi sakrificën dhe vizionin e intelektualëve, akademikëve dhe patriotëve të kohës së okupimit. Ata u bashkuan pa interesa personale, duke rrezikuar jetën dhe familjet e tyre, me një ideal të qartë: ta shpëtonin popullin nga hegjemonizmi serbo-fashist, që synonte të zhdukte kosovaret nga trojet e tyre iliro-dardane.
Shumë prej këtyre figurave që e ndërtuan LDK-n u eliminuan në mënyra të ndryshme. Disa u shuan natyrshëm, disa të tjerë u vranë me plumba – nga forcat serbe, por edhe nga shqipfolës të rekrutuar nga shërbimet sekrete armike, si aj i DGES Francezë në bashkpunim me UDB-n serbe. Urdhërdhënsit janë të njëjtët individë që sot po dyshohen dhe hetohen në Hagë!”, shkruan Geci.
Tutje, ai tradhtinë e vulosur e sheh te Isa Mustafa dhe më vonë te figurat si Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
“Ndër ata që u ndoqën nga të dyja anët ishin Fehmi Agani, Ibrahim Rugova, vëllezërit Geci dhe shumë të tjerë. Disa ranë viktimë e forcave serbe, ndërsa të tjerë u ekzekutuan nga mercenarë shqipfolës, të drejtuar nga shërbimet sekrete të lidhura me pushtuesit sllavë.
Në këtë kuadër, atentati ndaj Presidentit historik Ibrahim Rugova nuk ishte rastësi, por një përpjekje e qëllimshme për të shkatërruar LDK-në dhe vizionin e tij për një Kosovë të lirë e demokratike.
Për aq kohë sa Ibrahim Rugova ishte në krye të LDK-së, askush nuk arriti ta gjunjëzojë këtë parti. Përpjekjet për ta marrë atë nga brenda dështuan, sepse ai ishte një lider i pathyeshëm.
Megjithatë, pas ndarjes së Rugovës nga jeta, strukturat mafioze dhe shërbëtorët e agjendave të huaja arritën të infiltronin njerëzit e tyre brenda partisë dhe, në fund, ia dolën ta marrin LDK-në nga brenda.
Tradhtia u vulos me ardhjen në krye të LDK-së të “spiunit” dhe bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës, Isa Mustafa, si dhe rrethit të tij brenda partisë, që u pritën me krahë hapur nga Lutfi Haziri, Agim Veliu, Haki Rugova dhe zuzaret rreth tyre. Ai ishte instrumenti kryesor i shkatërrimit të parties”, shkrun pos tjerash Geci.
Shkrimi i plotë:
Tradhtia ndaj orjentimit të rugovizmit: Shkatërrimi i LDK-së dhe marrja e kalasë nga brenda
Për më shumë se një dekadë, kritikat dhe shkrimet e mia kanë qenë të pandalshme, me një qëllim të vetëm: të mbrojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, njeriun që e bëri Kosovën shtet. Por, për fat të keq, këto thirrje ranë në vesh të shurdhër!
LDK-ja nuk ishte thjesht një parti politike, por një lëvizje e ngritur mbi sakrificën dhe vizionin e intelektualëve, akademikëve dhe patriotëve të kohës së okupimit. Ata u bashkuan pa interesa personale, duke rrezikuar jetën dhe familjet e tyre, me një ideal të qartë: ta shpëtonin popullin nga hegjemonizmi serbo-fashist, që synonte të zhdukte kosovaret nga trojet e tyre iliro-dardane.
Shumë prej këtyre figurave që e ndërtuan LDK-n u eliminuan në mënyra të ndryshme. Disa u shuan natyrshëm, disa të tjerë u vranë me plumba – nga forcat serbe, por edhe nga shqipfolës të rekrutuar nga shërbimet sekrete armike, si aj i DGES Francezë në bashkpunim me UDB-n serbe. Urdhërdhënsit janë të njëjtët individë që sot po dyshohen dhe hetohen në Hagë!
Ndër ata që u ndoqën nga të dyja anët ishin Fehmi Agani, Ibrahim Rugova, vëllezërit Geci dhe shumë të tjerë. Disa ranë viktimë e forcave serbe, ndërsa të tjerë u ekzekutuan nga mercenarë shqipfolës, të drejtuar nga shërbimet sekrete të lidhura me pushtuesit sllavë.
Në këtë kuadër, atentati ndaj Presidentit historik Ibrahim Rugova nuk ishte rastësi, por një përpjekje e qëllimshme për të shkatërruar LDK-në dhe vizionin e tij për një Kosovë të lirë e demokratike.
Për aq kohë sa Ibrahim Rugova ishte në krye të LDK-së, askush nuk arriti ta gjunjëzojë këtë parti. Përpjekjet për ta marrë atë nga brenda dështuan, sepse ai ishte një lider i pathyeshëm.
Megjithatë, pas ndarjes së Rugovës nga jeta, strukturat mafioze dhe shërbëtorët e agjendave të huaja arritën të infiltronin njerëzit e tyre brenda partisë dhe, në fund, ia dolën ta marrin LDK-në nga brenda.
Tradhtia u vulos me ardhjen në krye të LDK-së të “spiunit” dhe bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës, Isa Mustafa, si dhe rrethit të tij brenda partisë, që u pritën me krahë hapur nga Lutfi Haziri, Agim Veliu, Haki Rugova dhe zuzaret rreth tyre. Ai ishte instrumenti kryesor i shkatërrimit të partisë.
Faji për këtë tradhti që ndihmuan Isën ta merrte drejtimin e partisë ishte i njëjtëve që më vonë sollën në krye të LDK-së figura si Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
Sot, LDK-ja nuk është më ajo që ishte dikur. Trashëgimia e Ibrahim Rugovës është dëmtuar, ndërsa ideali i saj është shkelur nga ata që, në vend që ta ruanin, e tradhtuan për interesa personale. Edhe sot ka të tillë që, për përfitime personale, gënjejnë dhe shajnë të tjerët vetëm për t’i hyrë në hatër LDK-së. Kjo është historia e dhimbshme e shkatërrimit të një partie që dikur ishte shpresa e Kosovës.
Burimi: botasot.info