Tradhtia apo…

April 27, 2022
1 minut lexim

Wanda Nara ka dëshmuar në procesin gjyqësor ku ka paditur gazetarin Fabrizio Corona, për një artikull të publikuar në 2019-ën, që aludonte për një raport jashtëmartesor mes saj dhe mesfushorit të Interit, Marcelo Brozoviq.

Modelja argjentinase, bashkëshorte e Mauro Icardit, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë një raport me mesfushorin kroat dhe se kjo histori i ka peshuar jo pak familjes.

“Nuk kam pasur kurrë, asnjë lloj marrëdhënieje me Marcelo Brozoviq.

Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo histori na ka shkaktuar probleme. Fëmijët tanë shkonin në shkollë dhe e vuanin shumë këtë thashethem. Na ka hapur probleme edhe në punën tonë, si mua, ashtu edhe bashkëshortit tim.

Ajo që është shkruar në artikull, nuk është e vërtetë”, u shpreh Wanda Nara.

Në vijim të dëshmisë së saj, argjentinasja zbuloi se edhe largimi i Icardit nga Interi erdhi pikërisht si pasojë e asaj çfarë u shkruajt në këtë artikull, pasi u prishën ekuilibrat edhe brenda dhomave të zhveshjes.

“Pas këtij artikulli, nisën problemet dhe Mauro u largua nga Interi.

Klubi i ngarkoi shumë presion, duke i kërkuar të ndërrojë klub ose përfaqësues ligjor. I hoqën shiritin e kapitenit dhe jo për shkak të rendimentit në fushën e lojës. Kjo histori ka gjeneruar një shqetësim të madh në raportet me klubin dhe drejtuesit”, u shpreh Wanda.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha sulmon ligjin e arsimit të lartë: Sponsorizim mafioz i Henri Çilit te Edi Rama, edhe opozita…

Story i radhës

Ukraina thotë se ka bombarduar pozicionet ruse në Ishullin e Gjarpërinjve

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë