Trajneri i Kombëtares së Kosovës U21 në futboll, Afrim Toverlani, do të flas sot për herë të parë si trajner i kësaj kategorie.
Në njoftimin e lëshuar për media nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk janë bërë të dituar arsyet e thirrjes së kësaj konference.
Por pritet që Toverlani të flas për planin e punës së tij me këtë gjeneratë si dhe të zbulojë edhe ekipin e tij ndihmës.
Toverlani u emërua në krye të U21-shave në korrik të këtij viti duke pasuar ish-trajnerin Michael Nees, ndërsa deri në emërimin e tij, këtë pozitë e kishte ushtruar Albert Bunjaki.