Totti i tërbuar

min lexim

Francesco Totti është i tërbuar. Ose të paktën kështu siguron “Corriere della Sera”, e cila konsultoi burime të afërta me “Pupone”. Duket se ish-futbollistit nuk i kanë pëlqyer thashethemet e fundit për jetën e tij private, ku përfshihej edhe Isabel, vajza më e vogël që ka me ish-bashkëshorten Ilary Blasi.

“Kampioni i botës më 2006 është i tërbuar. Sidomos për shkak se është përfshirë Isabel e vogël, e cila padashur ka vepruar si “spiune”, duke i treguar nënës së saj pasditet e kaluara me të atin dhe dy miqtë e rinj, fëmijët e Noemi Bocchi, – shkruan gazeta.

– Akuzat që, sipas burimeve shumë pranë tij, refuzohen si marrëzi gjigante, gënjeshtra, mashtrime, shpifje të pabaza. Përhapen nga ata që kanë interes të shkaktojnë kaq shumë bujë mediatike. Ai sigurisht nuk e kufizon dot, por së shpejti mund të vendosë të flas. Ndoshta pas 48 orësh”.

Ndërkohë, ende nuk kanë nisur praktikat e ndarjes mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Marrëdhëniet mes ish-bashkëshortëve do të ishin të tensionuara dhe të ndërlikuara pas ndërhyrjes së një të treti mes tyre.

Praktikat për ndarjen mes Tottit dhe Ilary do të ndërpriteshin pasi mungon njëra nga dy palët në fjalë. Ilary Blasi ka qenë gjithmonë me pushime në periudhën e fundit. Së pari në Tanzani, pastaj në Sabaudia. Prezantuesja mbërriti në kryeqytetin italian me vajzat e saj Chanel dhe Isabel, ndërsa Francesco qëndroi në shtëpinë që kanë në Eur bashkë me djalin e tij të madh, Christian.

Sipas thashethemeve të raportuara nga “Chi”, Ilary Blasi do ta zbulonte tradhtinë e pretenduar të Tottit fillimisht falë disa fjalëve të vogëlushes Isabel, pastaj me ndihmën e një hetuesi privat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhaferi: Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi më të discipinuarit dhe më të rregullt në Kuvend

Story i radhës

Si të mos shëndosheni pas të 40-ve

Të fundit nga