James Ward-Prowse vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Southamptonit dhe të interesuar për shërbimet e tij janë disa klube të Premier League-s.
Tottenhami është në vijën e parë për 28-vjeçarin, ndërkohë që seriozisht e ka marrë edhe Newcastle.
Trajneri Eddie Howe dëshiron që ta bëjë dyshe në fushë me brazilianin Bruno Guimaraes dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një përpjekje për ta transferuar Ward-Prowse.
Me Southamptonin të rrezikuar për të rënë nga Premier League, Newcastle mund ta blejë mesfushorin me një çmim të pranueshëm në verë.