tottenham mbyll deren per van de ven 69727cd3b0769

Tottenham mbyll derën për Van de Ven

January 22, 2026
1 minut lexim

Tottenham Hotspur nuk ka asnjë synim të lejojë largimin e Micky van de Ven këtë verë, pavarësisht spekulimeve të shumta që e lidhin mbrojtësin holandez me një kalim te Liverpool.

Kampionët e Premier League pritet ta kenë prioritet përforcimin e qendrës së mbrojtjes në afatin kalimtar veror, sidomos pas dështimit për të siguruar shërbimet e Marc Guehi, i cili javën e kaluar u transferua te Manchester City.

Në këtë kontekst, Van de Ven është parë si një profil ideal, duke qenë një nga mbrojtësit më mbresëlënës të elitës angleze që nga transferimi i tij nga Wolfsburg në vitin 2023.

Raportimet e fundit kanë sugjeruar se Liverpool po zhvillon një interes serioz për 24-vjeçarin, i cili deri më tani nuk ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë me Spurs.

Megjithatë, Sky Sports raporton se Tottenham nuk ka plane ta shesë lojtarin, i cili ka edhe tre vite e gjysmë kontratë, me klubin që zotëron opsionin për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Kjo situatë do ta detyronte Liverpool-in të ofronte një shumë marramendëse për ta bindur rivalin e Premier League, me shifra që përfliten rreth 100 milionë paundësh.

Në të njëjtën kohë, Tottenham pritet të nisë së shpejti bisedimet për një kontratë të re, me synimin që Van de Ven të angazhohet afatgjatë dhe të shuajë çdo spekulim rreth së ardhmes së tij.

Trajneri i Spurs, Thomas Frank, ka hedhur poshtë çdo pretendim për pakënaqësi të lojtarit:

“E pashë Micky-n sot, është shumë i lumtur dhe i buzëqeshur. Ka pasur ndoshta sezonin e tij më të mirë te ne. Po rritet si lider dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Tottenhamit,” u shpreh Frank.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

meta si shmangem drejtesise as nuk bej lojera per shtyrje seancash 69727c7590d67
Lajmi i mëparshëm

Meta: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash!

qsut ende pa pergjigje per gjeneratoret drejtori i sherbimeve mbeshtetese tekniket rikthyen ne pune sistemin nuk u rrezikuan pacientet 69727d851882a
Lajmi i radhës

QSUT ende pa përgjigje për gjeneratorët, drejtori i shërbimeve mbështetëse: Teknikët rikthyen në punë sistemin, nuk u rrezikuan pacientët

Të fundit nga

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur para kamerave pasi ka lënë takimin e tij me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai tha se bisedimet me presidentin ukrainas ishin “të mira”, transmeton Telegraif. Trump
ShkoLartë