FB IMG 1775052853535

Arrestohen 6 persona për vozitje pa patentë shoferi në Tetovë dhe Gostivar

April 1, 2026
1 minut lexim

Gjatë ditës dhe natës së kaluar, në rajonin e SPB Tetovë janë shoqëruar gjashtë persona për drejtim të automjeteve pa leje drejtimi.

“Në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë, në ora 12:00 dhe 12:35, janë privuar nga liria I.I. (65) nga fshati Pallaticë dhe I.J. (62) nga Tetova, të cilët drejtonin motoçikleta”, njofton policia.

Po ashtu, është ndaluar edhe një i mitur.

“Në rrugën ‘Iliria’ në Tetovë, në ora 13:45, në prani të prindit është privuar nga liria një 15-vjeçar nga Tetova, i cili drejtonte motoçikletë”, thuhet në njoftim.

Në raste të tjera janë ndaluar edhe disa persona në Tetovë dhe Gostivar.

“Në ‘Çarshinë e Epërme’ në Tetovë është ndaluar R.I. (26) nga fshati Trebosh, i cili drejtonte automjet ‘Porsche’, ndërsa në Gostivar janë ndaluar A.S. (20) nga Debreshi me ‘Range Rover’ dhe A.Sh. (52) nga Çegrani me ‘Audi’”.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski shqiptaret jane vlere e shtuar gjuha shqipe dhe himni duhet te na bashkojne 69ccefacbc751
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Shqiptarët janë vlerë e shtuar, gjuha shqipe dhe himni duhet të na bashkojnë!!!

bekim sali takon ambasadoren e sllovakise fokus bashkepunimi dhe fondet e be se 69cd26a1a6f26
Lajmi i radhës

Bekim Sali takon ambasadoren e Sllovakisë, fokus bashkëpunimi dhe fondet e BE-së

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë