Totenhemi nis kontaktet me trajnerin e skuadrës gjermane

E ardhmja e Antonio Kontes te Totenhemi duket se është tashmë e shkruar, me teknikun italian që pritet të shkarkohet brenda kësaj jave.

Kështu klubi nga Londra ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe sytë janë të hedhura nga Bundesliga.

Bëhet fjalë për trajnerin e Aintrahtit të Frankfurtit, Oliver Glasner, i cili ka spikatur për rezultatet e tij me skuadrën gjermane.

Austriaku është dhe në orbitën e Realit të Madridit në rast se Karlo Ançeloti do të largohet në fund të sezonit.

Për këtë arsye drejtuesit e Totenhemit kanë lëvizur menjëherë për të siguruar shërbimet e Glasner dhe për të mposhtur konkurrencën me rivalët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Türkiye zhvillon dronin e ri kamikaz të quajtur “Azab”

Story i radhës

Izraeli njofton kufizime për hyrjen e palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Ramazanit

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez