Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sonte ka mbajtur takim pune me kryesinë e SPB Shkup dhe ka vizituar disa nga policët në terren të cilët në prag të festës së Vitit të Ri janë të ngarkuar të kujdesen për gjendjen e sigurisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Mirënjohje e madhe për policinë, për çdo polic i cili aktualisht nuk është me familjen në shtëpinë e tij, por është në terren në mesin e qytetarëve të Maqedonisë në vendet ku festohet nata e ndërrimit të viteve. Përveç policëve nga të gjithë sektorët të cilët janë në terren, kemi edhe policë nga policia e komunikacionit si në kuadër të SPB Shkup ashtu edhe në kuadër të të gjitha Departamenteve të tjera të Punëve të Brendshme në Maqedoni”.
“Ne jemi të pranishëm dhe në kontroll, do të jemi vigjilentë si polic dhe shfrytëzoj rastin që t’u dërgoj një apel të gjithë qytetarëve tanë, veçanërisht atyre që do të festojnë dhe do të konsumojnë alkool këtë mbrëmje, të mos drejtojnë automjete, që të mos përdoren mjete piroteknike që mund të shkaktojnë lëndime”, theksoi ministri Toshkovski.
Toshkovski theksoi se qytetarët e Maqedonisë mund të ndihen të sigurt dhe u uroi të gjithëve që këtë natë ta kalojnë në një atmosferë të këndshme.
Burimi: alfax.mk