Toshkovski: Puna në shërbimet administrative duhet të jetë prestigj, e jo dënim

min lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka vizituar Departamentin e Punëve Civile, ku ka mbajtur takim pune me ndihmës ministrin për punë civile, Jovan Altanxhiev. Siç njoftojnë nga MPB, “në takim edhe një herë u konstatua kaosi dhe pakujdesia e menaxhmentit të mëparshëm, si në raport me qytetarët ashtu edhe në raport me punonjësit”.

“Puna në shërbimet administrative duhet të bëhet prestigj, jo dënim. Të jemi të nderuar të punojmë në shërbim të qytetarëve dhe të kënaqim shpejt dhe me efikasitet nevojat e tyre me shërbime të shpejta dhe cilësore”, theksoi ministri Toshkovski.

Ai theksoi se në të ardhmen do të punohet intensivisht për përmirësimin e kushteve të punës në shërbimet administrative, përmirësimin e kushteve të punës në çdo zyrë dhe në çdo sportel në vend, si dhe rritjen e pagës për këtë kategori punonjësish.

Toshkovski theksoi se gjendja me dhënien e dokumenteve personale po stabilizohet dhe pritet që për një muaj dhënia të kthehet në afatet ligjore.

“Do të rrisim kapacitetet në procesimin e kërkesave për pasaporta të dorëzuara në PDK, në mënyrë që diaspora të marrë dokumentet e udhëtimit sa më shpejt. Ne ofrojmë sasi të reja formularësh për dokumente personale që do të plotësojnë nevojat për periudhën e ardhshme. Termin për procedurë urgjente merret brenda një dite, ndërsa për procedurë të rregullt në maksimum 10 ditë. Tashmë nuk ka interes për caktimin e termineve në pikën Idrizovë dhe ajo do të mbyllet pasi ta përmbushë qëllimin e saj duke pranuar rreth 25.000 kërkesa”, theksoi ministri Toshkovski.

Story i mëparshëm

5 Çajra Bimorë për të Trajtuar Fytyrën dhe Flokët

Story i radhës

A e fitoi luftën brenda BDI-së? Bexheti: Edhe unë luftën e kisha me Grubin! S’jam pishman që nuk kam shkuar me Mexhitin

Të fundit nga