toshkovski organizatoret ne mashtrimin me kredite e shpejta me procedure urgjente do te nxirren para gjykates 67f80fa41cdf1

Toshkovski: Organizatorët në mashtrimin me kreditë e shpejta me procedurë urgjente do të nxirren para gjykatës

April 10, 2025
min lexim

Organizatorët në rastin me mashtrimin me kreditë e shpejta me procedurë urgjente gjatë ditës së sotme do të nxirren para gjykatës, deklaroi sot pasdite ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në televizionin “Alfa” ku ishte mysafir, Toshkovski tha se bëhet fjalë për gamë të gjerë të ndihmësve të cilët ishin të përfshirë në mashtrimin me kreditë e shpejta.

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot kumtoi se është nisur procedurë kundër 43 personave të cilët me veprime të ndryshme të mashtrimeve kompjuterike, dokumente të falsifikuara dhe keqpërdorim të të dhënave personale morën pjesë në mashtrime të shumëfishta të qytetarëve me “kredi të shpejta”.

Për katër të dyshuarit, ndër të cilët edhe një person zyrtar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, është ngritur hetim për veprat penalë – Falsifikimi i dokumentit nga neni 378, Keqpërdorimi i të dhënave personale nga neni 149, Mashtrimi kompjuterik nga neni 251-б i Kodit Penal, ndërsa të tjerët janë përfshirë në procedurë me veprime individuale në ndihmë dhe bashkëkryerje në secilin nga rastet veç e veç.

Një pjesë e të dyshuarve, në kundërshtim me kushtet të përcaktuara me ligj dhe pa pëlqimin e qytetarëve kanë përdorur të dhëna të huaja personale, kanë bërë dokumente të rreme publike dhe kanë ndryshuar dokumente të vërteta publike me qëllim që dokumentet e këtilla të përdoret si të vërteta. Me vënien e të dhënave të pavërteta në sistemet informatike të dhjetëra shoqërive të ndryshme për „kredi të shpejta“, si dhe me falsifikimin e nënshkrimeve elektronike, pa dijeninë e të dëmtuarve në emër të tyre kanë marrë kredi, duke i obliguar në këtë mënyrë personat që t’i kthejnë mjetet gjoja të huazuara.

Të dhënat e këtilla të rreme personat i kanë përdorur që të marrin edhe disa kredi të ndryshme nga shoqëri të ndryshme brenda një dite, duke fituar kështu përfitime të konsiderueshme pasurore. Më pas i kanë tërhequr paratë nga llogaria dhe pjesën më të madhe ua kanë dhënë organizatorëve të dyshuar të mashtrimeve të këtilla.

Përfitimi i kundërligjshëm pasuror prej të gjitha këtyre veprimtarive gjithsej tejkalon tre milionë denarë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

finalen do ta kapi nga une valbona flet per bbv ja cka thote per jozin 67f80b6d50f5c
Story i mëparshëm

“Finalen do ta kapi nga unë”/ Valbona flet për “BBV”, ja çka thotë për Jozin

Story i radhës

Është herët për zgjedhje të parakohshme, konsideron politologu Bozhinovski

Të fundit nga

“One Stop” edhe në Tabanoc

10 Shkup, 9 maj – Ministrat e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq nënshkruan sot në Beograd marrëveshje mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për vendosjen e kontrolleve
ShkoLartë